Zvicra rikonfirmon mbështetjen për Legjislativin e Kosovës
BKT
Foto: Zyra e kryetarit të Kuvendit
Lajme

Zvicra rikonfirmon mbështetjen për Legjislativin e Kosovës

M.Sh/RTKlive

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly Kolly i ka konfirmuar kryparlamentarit Glauk Konjufca, mbështetjen e shtetit helvetik për Kosovën dhe për Kuvendin në veçanti, nëpërmjet programeve të caktuara dhe shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme të jetës parlamentare.

Këtë konfirmim ambasadori Kolly e ka bërë në takim me kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  me të cilin diskutuan për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kryetari Konjufca i vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, duke potencuar nevojën për kultivimin dhe begatimin e mëtejmë të tyre. Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen ndaj Kuvendit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ishte dakordim i përbashkët se midis dy parlamenteve ekziston një bashkëpunim tashmë i konsoliduar, i cili është shprehur edhe nëpërmjet vizitave të ndërsjella të grupeve të miqësisë, të takimeve të ndryshme të komisioneve simotra, si dhe të realizimit të programeve mbështetëse për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme