Shfaqja "Pa Limit" e personave me aftësi të kufizuara
Ganimete Baliu/RTK
Në ambientet e Qendrës Burimore “Përparimi” në Prishtinë u dha shfaqja “Pa Limit” e krijuar nga Artpolis në bashkëpunim të ngushtë me Handikos. E realizuar nga persona me aftësi të kufizuara siaktorë, “Pa Limit” tregon ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë.
Fortesë Vishesella dhe Blerina Krasniqi aktore në këtë shfaqje shprehen se ishte njëra ndër përvojat më të bukura të jetës.
Kjo shfaqje sjell rrëfime dashurie dhe shfaq potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime. Edlir Gashi njëri nga mentorët e shfaqjes shprehet se puna me këta persona e ka bërë që të mësoj shumë gjera rreth jetës dhe aftësive të tyre.
Pavarësisht sfidave jetësore e barrierave shoqërore që hasin çdo minutë, ata inspirojnë edhe personat e tjerë dhe reflektojnë energji pozitive. Fahri Krasniqi përveç aftësive në aktrim është I njohur edhe për shkrimet e punimet e ndryshme të realizuara nga druri e metali.
Mimozë Musliu punonjëse e Qendrës Burimore Përparimi një here edhe asistente e Projekteve në Artpolis. Shprehet se ndër të tjera qëllimi i kësaj shfaqje ka qenë që tu bohet thirrje prindërve që ti sjellin fëmijët në këtë qendër.
Arta Sejdiu nga Handikos thekson se qëllimi i kësaj shfaqje ka qenë zhvillimi edhe i aftësive artistike të këtyre personave.
Në fund të shfaqjes u prezantuan edhe punime të ndryshme të realizuara nga këta persona.























