Milani transferon argjentinasin Luka Romero
BKT
Sport

Milani transferon argjentinasin Luka Romero

Uran Krasniqi / RTKLive

Luka Romero është futbollisti i ri i Milanit, ka njoftuar të enjten klubi nga Serie A.

"AC Milan është i kënaqur të njoftojë për nënshkrimin me Luka Romero Bezzana. Mesfushori argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2027. Ai i ishte bashkuar Lazios në vitin 2021 ku bëri njëzet e një paraqitje dhe shënoi një gol. Futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 18", ka njoftuar klubi nga qyteti i Milanos.

Argjentinasi më herët kishte bërë karrierë në Spanjë me Mallorcan.