Ngjarjet e datës 7 korrik
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 7 korrik

RTKlive

Ngjarjet e datës 7 korrik 2023.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj mban konferencë për medie lidhur detajet e projekteve të reja, arritjet dhe planifikimet për të ardhmen. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj mbanë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Prizren, ora 14:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë përuron lokalitetin arkeologjik “Programi për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor”. (Sheshi te Lidhja e Prizrenit, ora 18:00)

 


MË SHUME NGA Lajme