Nënkalimi në Ferizaj ndryshon me art, paraqitet edhe mbretëresha Teutë
BKT
Foto: Mural Fest
Kulturë

Nënkalimi në Ferizaj ndryshon me art, paraqitet edhe mbretëresha Teutë

Medina Pasoma / RTKlive

Nënkalimi i këmbësorëve në Ferizaj ka fituar një pamje krejt tjetër falë punës së “Mural Fest”. Me motive nga e kaluara, fryma moderne e barazia gjinore, kjo pjesë e qytetit është kthyer në identifikim artistik në bashkëveprim me komunitetin.

Nga mure të thata e pajetë, tashmë çdo cepë ka fituar energji ndryshe. Ndërtesat e vjetra të qytetit e kultura e lashtë ilire janë disa nga elementet që mund të shihen në këtë pjesë.  

“Nisur nga anketa me qytetarë, kanë qenë tri kërkesa kryesore: rikujtim të së kaluarës,krijime moderne si dhe murale kushtuar barazisë gjinore. Meqenëse këto murale po ua kushtojmë Ferizajt, prandaj edhe kemi bërë ndërlidhjen mes këtyre tri temave”, kanë shkruar “Mural Fest” në njoftim.

No photo description available.

Në aspektin e barazisë gjinore, organizatorët kanë zgjedhur paraqitjen e mbretëreshës Teutë, si shembull në proceset e vendimarrjes që nga kohët e vjetra.

 “Atë jua kushtojmë juve dhe të gjitha vazjave tjera, për t’ua rikujtuar që mund të arrini gjithcka që doni”, është mesazhi i këtij murali.

No photo description available.


MË SHUME NGA Kulturë