Vjen nxehti afrikan, temperaturat deri 37 gradë Celsius
BKT
Lajme

Vjen nxehti afrikan, temperaturat deri 37 gradë Celsius

M.Sh/RTKlive

Pas reshjeve të shiut, Kosova ditëve në vijim do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore që do të përcillet me temperatura të larta rreth 37 gradë Celsius , njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme. Nesër moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë”, njofton IHMK.

Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit, sipas  dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara.

“Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


MË SHUME NGA Lajme