17:15 / 07.07.2023
Ambasadës së Kosovës në Hagë i bashkohet kolonel Enver Voca
M.P. / RTKlive
Ambasada e Kosovës në Hagë ka njoftuar se koloneli Enver Voca është emëruar atasheu i parë ushtarak.
“Stafi i Ambasadës dhe Ambasador Doli i urojnë mirëseardhjen dhe shpresojnë që prania e tij do të mundësoj thellimin e bashkëpunimit mes Ministrive të Mbrojtjes dhe ushtrive të Kosovës dhe Holandës”, ka shkruar faqja zyrtare e Ambasadës në Facebook.























