Kurti: Kosova më 2025 do të organizojë Olimpiadën Matematike Evropiane
BKT
Lajme

Kurti: Kosova më 2025 do të organizojë Olimpiadën Matematike Evropiane

F. Sertolli /RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova e ka fituar të drejtën e organizimit të edicionit të 14-të të Olimpiadës Matematike Evropiane për Vajza për vitin 2025.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo Olimpiadë është gara më prestigjioze ndërkombëtare e matematikës për vajza, e që siç tha ai, ky aktivitet ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat të merren me matematikën dhe zbatimin e saj.

“Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës dhe në të marrin pjesë rreth 60 shtete, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë”,tha Kurti.

Ai po ashtu tha se fitimi i së drejtës së organizimit të EGMO 2025 është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën dhe një dëshmi e qartë se Kosova ka kapacitete profesionale e organizative për të qenë udhëheqëse e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Sipas tij, organizimi i Olimpiadës është mundësi për të promovuar Kosovën si vend me vlera evropiane, në të cilin vlerësohen dhe mbështeten të rinjtë e talentuar.

“Qeveria e Kosovës do të mbështesë në vazhdimësi aktivitete të tilla të rëndësishme dhe do të investojë në rritjen e mundësive për nxënësit tanë të talentuar në fushën e matematikës dhe zbatimit të saj”, tha i pari i qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme