Kori `Siparantum` përfaqëson Kosovën në garën më të madhe të koreve në botë
A.B/RTKlive
Kori Siparantum, kori i skenën e muzikës korale në vend, do të përfaqësojë Kosovën, vendin në ngjarjen më të madhe të koreve në botë, World Choir Games 2023 e cila do të mbahet këtë vit në qytetin e Gangneung në Korenë e Jugut.
“Ne jemi krenarë për suksesin e korit tonë në edicionin e kaluar dhe tani garojmë në "The Champions Competition" në dy kategori: "Musica Contemporanea" dhe "Mixed Choir"”, thuhet në komunikatën për media të ‘Siparantum Choir’.
Kori Siparantum, i cili gjatë vitit 2021 shkëlqeu në World Choir Games dhe fitoi kategorinë "Musica Contemporanea" në Open Competition. Në World Choir Games 2023, tani garon në "TheChampions Competition”, në dy kategori” "Musica Contemporanea" dhe "Mixed Choir”.
“Megjithatë, në këtë udhëtim të veçantë për Lojërat Botërore të Korit 2023 në Gangneung, Kori Siparantum ka patur vështirësi në gjetjen e fondeve për të siguruar pjesëmarrjen e të gjithë koristëve. Për shkak të kostos së madhe të udhëtimit dhe sfidave financiare, kësaj radhe ne udhëtojmë me gjysmën e korit, me 28 antarë të korit. Ne sinqerisht ndjejmë keqardhje për koristet të cilët jemi munduar të gjejmë mirëkuptim pasi dëshira e ynë ishte që të merrnin pjesë të gjithë anëtarët në këtë udhëtim”, tha Zekije Gacaferri Kelmendi, koordinatore e projektit.
Kjo ngjarje prestigjioze bashkon pjesëmarrës nga e gjithë bota, me rreth 324 grupe dhe përfaqësues nga 46 vende. Ai shërben si një dëshmi e fuqisë së pamasë të muzikës në nxitjen e shkëmbimit kulturor dhe promovimin e harmonisë midis kombeve.
Programi do të jetë një kombinim i mahnitshëm midis krijimtarisë së artistëve të njohur dhe vlerave të veçanta të kulturës kosovare, duke përfshirë vepra të shquara të kompozitorëve si Mendi Mengjiqi, Baki Jashari dhe Memli Kelmendi.























