09:22 / 08.07.2023
Dërmaku: Universiteti `Kadri Zeka` do të jetë unik në programet e tij
A.B/RTKLive
Artan Dërmaku, rektori i ri i Universitetit Publik `Kadri Zeka` në Gjilan, tha për RTK se ky universitet nuk do të jetë vetëm për studime për të rinjtë nga Kosova, por edhe për rajonin, pse jo edhe më gjerë.
"Ne synojmë programe që janë të nevojshme për tregun e punës, por synimi ynë është që të kemi shkencat teknologjike dhe të orientohemi në programe unike", tha ai.
Sipas tij, me diplomat që do të merren në Gjilan, studentët do të kenë mundësi të studiojnë dhe të zgjerojnë dijen e përvojën edhe në vendet e tjera. "Universiteti Publik 'Kadri Zeka' në Gjilan ka perspektivë", theksoi ai.
Dërmaku bëri me dije se do të krijojë edhe programe të përbashkëta me institucione të tjera arsimore në vend dhe jashtë.























