Prezantohet Limaj: Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve
BKT
Sport

Prezantohet Limaj: Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve

F.Bytyqi /RTKLive

FC Ballkani zyrtarisht ka prezantuar blerjen e re.

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka transferuar futbollistin e njohur Vesel Limaj.

Limaj vjen nga FC Hermannstadt i Rumanisë, pjesë të cilës ishte për një sezon, derisa ai më parë ka bërë karrierë në disa skuadra elitare në Shqipëri.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Limajn.

“Edhe një kampion i bashkohet shtëpisë së kampionëve. Kemi kënaqësinë që t’u bëjmë me dije se mesfusha jonë është përforcuar me Vesel Limaj, kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë e fitues i Superkupës, si dhe triumfues me Kukësin në Kupën e Shqipërisë. Mirë se vjen në shtëpinë tuaj”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Ballkani tashmë është duke u përgatitur për garat evropiane dhe në duelin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve do të ndeshet me Ludogoretsin, sfidë kjo që do të luhet mesjavën që vjen në “Fadil Vokrri”.