Lajçak: Kroacia mbështet fuqishëm zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi
BKT
Lajme

Lajçak: Kroacia mbështet fuqishëm zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi

N.M. /RTRKlive

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Kroaci, ku në margjinat e Forumit të Dubrovnikut është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Ai, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se me këtë rast është biseduar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë - Serbi dhe njëherit ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që ajo ka dhënë në këtë drejtim.

“Pata një takim në kohë dhe të dobishëm me kryeministrin Andrej Plenkoviq, sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak, gjithashtu, bëri të ditur se në Dubrovnik ka takuar edhe me kryediplomatin italian Antonio Tajani, të cilin tha se e ka informuar për dialogun dhe hapat e nevojshëm për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time”, ka thënë Lajçak.

Sot ka filluar Forumi i Dubrovnikut në Kroaci dhe Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. 


MË SHUME NGA Lajme