Kurti me profesorin Youngs, biseduan për avancimin e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Kurti me profesorin Youngs, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

RTRKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr. Curtis Youngs.

Bëhet e ditur se, Kurti e Dr. Youngs biseduan për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

"Në takim, u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowas dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.​


MË SHUME NGA Lajme