Hernandez zyrtarisht është i PSG-së: Një ditë e veçantë për mua
BKT
Sport

Hernandez zyrtarisht është i PSG-së: Një ditë e veçantë për mua

F.Bytyqi /RTKLive

Mbrojtësi francez Lucas Hernandez zyrtarisht i është bashkuar gjigantit francez, PSG-së.

Francezi u zyrtarizua tek kampionët në fuqi të Francës nga Bayern Munich.

Klubi nga ‘Parku i Princave’ përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar mbrojtësin francez, i cili me PSG-n ka firmosur kontratë pesë vjeçare.

Hernandez u shpreh i lumtur që i është bashkuar parisienëve.

“Unë prisja të bashkohesha me PSG-në për një kohë të gjatë, më në fund ndodhi. Është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu ”, tha Hernandez.