18:32 / 10.07.2023
Arsenal arrin marrëveshje me mbrojtësin e Ajaxit
Uran Krasniqi / RTKLive
Mbrojtësi i Ajaxit, Jurrien Timber ka kaluar testet mjekësore te Arsenal dhe shumë shpejt pritet të prezantohet te klubi.
Sipas "Sky Sports News", skuadra e Premier Leagues brenda javës mund të dalë me njoftimin për nënshkrimin me Timber.
Futbollisti, për të cili thuhet se ka mbetur i impresionuar me vizionin e Mikel Artetës për klubin, pritet të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me Arsenalin.
Timber është te Ajax prej vitit në 2014, ku në 121 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka realizuar katër asistime.























