07:37 / 11.07.2023
Sot mblidhen tri Komisione parlamentare
V.Thaçi / RTKlive
Sot do të mbahen tri mbledhje të Komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Mbledhje do të ketë edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku e ftuar është Rozeta Hajdari, ministre e MINT, për shqyrtimin e Raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.
Në rend dite do të jenë edhe: miratimi i rendit të ditës, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 4.7.2023, shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022, dhe të ndryshme.
Po ashtu do të mbajnë mbledhje edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.























