Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 12-të
BKT
Foto: RTKlive
Gjykata Speciale

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 12-të

V.Thaçi / RTKlive

Edhe sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Sot po dëgjohet dëshmitari i dymbëdhjetë dhe është duke u intervistuar nga mbrojtja e Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts i cili fillimisht ka kërkuar që  seanca të kalojë në sesion privat.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se dëshmitarin do të fillojë ta marrë në pyetje fillimisht mbrojtja e Selimit, më pas ajo e Thaçit, Veselit dhe në fund e Krasniqit.

Ndërsa, të pranishëm në sallën e gjyqit janë Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi është duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes.

Në këtë proces gjyqësor deri tani kanë dëshmuar njëmbëdhjetë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, duke mos u bërë i ditur identiteti i tyre.

Ndryshe gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur më 3 prill.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale