Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët t`i ulin tensionet
BKT
Lajme

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët t`i ulin tensionet

M.Miftari/RTKlive

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, para gazetarëve, pikërisht para takimit të NATO-s në Vilninus, mes çështjesh të shumta,  foli për edhe për situatën në veri të Kosovës, për të cilën u shpreh i shqetësuar.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe i ftojmë të dyja palët që të ulin tensionet atje”, deklaroi Stoltenberg para gazetarëve para takimit të NATO-s në Vilnius.

Ai tutje theksoi se NATO është e pranishme në Kosovë përmes KFOR-it për të siguruar paqen e stabilitetin.

Stoltenberg ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit ditë më parë ka kërkuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s rreth situatës në veri të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme