13:52 / 11.07.2023
Osmani për Srebrenicën: Regjim që i sulmon Kosovën e Bosnjen edhe sot
M.P. / RTKlive
Në 28 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar gjenocidin që ndodhi në Bosnje e Hercegovinë.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se regjimi i Millosheviqit ka qenë mohues i gjenocidit në Srebrenicë, sikurse në Kosovë.
“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot”, ka shkruar ajo.
Tutje, presidentja ka thënë se mohuesit e gjenocidit s’mund të jenë faktorë të paqes.























