Rrustem Mustafa nis dëshminë në Hagë
BKT
Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa nis dëshminë në Hagë

M. M. /RTKlive

Në  Gjykatën Speciale ka nisur dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin  ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Mustafa dëshminë dhe leximin e deklaratës po e bën pa masa mbrojtëse.

Prokuroria ka filluar intervistimin me pyetjet për të dhënat personale të Mustafës ku, ndër të tjera, ai ka pohuar se është i njohur si “Remi” dhe se ka qenë ushtar i UÇK-së dhe komandant i Zonës Operative të Llapit.

Mustafa ka konfirmuar se ka dhënë deklarata për procesin gjyqësor kundrejt tij gjatë kohës së UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe deklaratat e dhëna para tre vjetësh në Gjykatën Speciale.

Ish-komandanti i ZO të Llapit ka deklaruar se personat me të cilët ka bashkëpunuar ishin  të caktuar prej tij, ndonëse emërimet i ka bërë Shtabi i Përgjithshëm.

Ndryshe, Rrustem Mustafa, ish-komandant i ZO të Llapit, pritet të intervistohet për rreth 36 orë, prej tyre 12 orë nga prokuroria, 23 nga mbrojtja e të akuzuarve dhe një orë nga avokati i viktimave.

Pas pauzës së drekës seanca gjyqësore vazhdoi dhe u përmbyll me pyetjet rreth organizimit të UÇK-së në ZO të Llapit, ku dëshmitari Rrustem Mustafa ishte komandant, derisa dëshminë e tij ai do ta vazhdojë nesër në mëngjes.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale