19:01 / 11.07.2023
Ajeti i bashkohet Krasniqit te Cluj
Uran Krasniqi/RTKLive
Arlind Ajeti do ta vazhdojë karrierën në futbollin rumun. Është klubi i Clujit ai që e ka prezantuar futbollistin shqiptar.
"Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë. Qendërmbrojtësi ka luajtur në Serinë A për FC Torino, Frosinone Calcio e Crotone. Gjithashtu ai ka luajtur edhe në Zvicër për Grasshopers po edhe për FC Basel. Ajeti luan për Kombëtaren e Shqipërisë me të cilën ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 2016", ka shkruar klubi rumun.
Te Cluj aktivizohet edhe Ermal Krasniqi, i cili iu bashkua klubit rumun nga Ballkani i Suharekës.























