Për situatën në Veri të Kosovës, senatorët amerikanë takojnë Ramën
BKT
Lajme

Për situatën në Veri të Kosovës, senatorët amerikanë takojnë Ramën

A.B/RTKlive

Një delegacion i senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius, Lituani, ka kërkuar një takim me kryeministrin, Edi Rama.

“Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, ka shkruar Rama në ''Facebook'.


MË SHUME NGA Lajme