19:59 / 11.07.2023
Cramon: Vulin, kukulla e Rusisë që është bërë sinonim i korrupsionit
A.B/RTKlive
Pas futjes në listën e sanksioneve amerikane, të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, ka reaguar eurodeputja Von Cramon.
“Më në fund! Vulin është bërë sinonim i korrupsionit e veprimeve, dhe kukull e Rusisë e trafikut të narkotikëve. Vendim shumë i rëndësishëm i Thesarit amerikan, për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin”, ka shkruar në “Twitter’ Eurodeputja Von Cramon.
























