Deputeti boshnjak vizitoi RTK-në
BKT
Lajme

Deputeti boshnjak vizitoi RTK-në

RTK

Deputeti boshnjak, Shemsudin Mehmedoviq, gjatë ditës ka qëndruar në Radio Televizionin e Kosovës, ku mes tjerash me drejtues të RTK-së, ka folur për bashkëpunimin që duhet ta kenë gazetarët e Bosnjës dhe Kosovës.

Mehmedoviq ka vizituar edhe redaksinë boshnjake e cila funksionon në kuadër të redaksisë së lajmeve në Televizionin e Kosovës.

Duke qenë se të dy popujt kanë përjetuar ngjarje të dhimbshme nga i njëjti agresor, Mehmedoviq u zotua që do të kontribuojë që edhe në Parlamentin e Bosnjës ta ngrejë zërin që dy popujt të mos kenë pengesa udhëtimi dhe studimi apo shkëmbimi të përvojave gazetareske e studimore.


MË SHUME NGA Lajme