21:46 / 11.07.2023
Ndriçohet ndërtesa e qeverisë në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
RTKlive
Sonte është bërë ndriçimi i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
"Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, përkujtojmë të gjithë burrat e djemtë boshnjakë, të masakruar pamëshirshëm nga forcat e Serbisë.Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës në 'Facebook'.























