Bislimi: Futja e Vulinit në listën e zezë amerikane, vendim i duhur
Sh.Gashi
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Faton Bislimi, ka shkruar në `Facebook` për futjen në listë të zezë amerikane për drejtorin e BIA-s, Aleksandër Vulin.
Ai ka shkruar se i kishte shkruar një letër sekretarit amerikan Blinken. Bislimi tha se është krenar se u dëgjua një zë nga Kosova . “Në letrën time argumentuese për futjen e Vulinit në listen e zezë të SHBA-ve, ndër të tjera, kisha potencuar se “regjimi i Vuçiqit në Serbi është thuajase kopje e atij të Milosheviqit, pos që ky i tanishmi është më pak i ekspozuar dhe më i sofistikuar ngase vepron nën vellon e demokracisë. Tutje, kam elaboruar se si Vulin është adhurues i zjarrtë i Milosheviqit dhe vazhdon të përpiqet të jetësojë idetë e tij përfshirë atë të “botës serbe,” duke mohuar në vazhdimësi krimet paraprake e duke glorifikuar “kasapin e Ballkanit” , ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i Bislimit në 'Facebook'.























