Hovenier dënon djegien e shtëpisë së serbit në Istog
BKT
Lajme

Hovenier dënon djegien e shtëpisë së serbit në Istog

A.B/ RTKlive

Ambasadori ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier e ka dënuar djegien e një shtëpie të një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut, gjatë ditës së hënë. Në një shkrim në Twitter, ai këtë veprim e ka quajtur kriminal.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, tha Hovenier.


MË SHUME NGA Lajme