11:45 / 12.07.2023
Pulisic: Mezi pres të fillojë aventurën me Milanin
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi amerikan Christian Pulisic është i gatshëm të nis aventurën me Milanin.
Pulisic në mëngjesin e sotëm zbarkojë në Milano. Amerikani tashmë është transferuar tek skuadra “Rossonere” nga Chelsea.
Pulisic përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se mezi pret të nis aventurën me Milanin.
“Përshëndetje tifozë të Milanit. Unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbritur në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të fillojë”, ka shkruar amerikanin.























