‘Kino n’oborr’, destinacioni i radhës për filma në Prishtinë
BKT
Kulturë

‘Kino n’oborr’, destinacioni i radhës për filma në Prishtinë

Medina Pasoma / RTKlive

Qendra për Praktikë Rrëfyese apo ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani” tashmë do të jetë hapësira ku verës do të shijohen filma të shumtë.

Kjo nismë ka ardhur në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, si dhe do të ketë agjendë javore për shfaqje të filmave. Iniciativa është quajtur “Kino n’oborr”, ndërkaq rrëfimi i parë kinematografik që do të shfaqet është “Luaneshat e Kodrës”.

“Kemi kënaqësinë të fillojmë me ‘Luaneshat e Kodrës' me regji të Luana Bajramit, që do të shfaqet këtë të enjte në orën 20:00. Ky film i mrekullueshëm ishte i pari nga Kosova që pati premierë në Fetivalin e Kanës në kategorinë ‘Director's Fortnight’. Filmi tregon historinë e tre grave të reja dhe me shpirt të lirë që vendosin të ikin nga jeta e tyre e përditshme dhe të krijojnë një bandë”, ka njoftuar faqja e Qendrës.

Qendra për Praktikë Rrëfyese është një nga hapësirat e ndërhyrjes së “Manifesta 14”, ku nga një objekt i harruar u shndërrua në hapësirë multidisiplinare kulturore.

May be an image of 10 people


MË SHUME NGA Kulturë