13:55 / 12.07.2023
Demiri: Nxënësit izraelitë do të mësojnë për lidhjet Kosovë-Izrael
F. Sertolli /RTKlive
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se shumë shpejtë nxënësit e shkollave të mesme të Izraelit do të mësojnë për lidhjen dhe historinë e gjatë midis hebrenjve dhe shqiptarëve nga Kosova.
Ambasadorja Demiri ka takuar Efrat Kedem-Tahar, e cila rishtazi ka përfunduar një hulumtim për historinë e hebrenjve në Kosovë, me theks të posaçëm në historinë e të mbijetuarve të Holokaustit nga Kosova.
“Në këtë studim i cili do të përfshihet në librat e historisë për nxënësit e shkollave të mesme në Shtetin e Izraelit, nxënësit izraelitë do të mësojnë për lidhjen dhe historinë e gjatë midis hebrenjve dhe shqiptarëve nga Kosova”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.























