14:11 / 12.07.2023
Minatorët e Trepçës në grevë, shkak mosekzekutimi i pagave
M.P. / RTKlive
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë sot, për ta vazhduar deri në një afat të paplanifikuar.
Për RTKlive, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi tha se arsyeja qëndron te mosekzekutimi i pagave për muajin qershor.
Përveç kësaj, minatorët kanë hyrë në grevë edhe për shkak të kushteve të këqija në minierë, Trusti dhe të tjera.























