Gjenden mbetjet mortore të tre personave në Mitrovicë
BKT
Foto: Kushtrim Gara / Facebook
Lajme

Gjenden mbetjet mortore të tre personave në Mitrovicë

E. H. / RTKlive

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të  tre poersonave, që dyshohet të jenë  viktima të luftës  se fundit në Kosovë.

Gara njoftoi se mbetjet mortore u gjeten në një  lokacion në fshatin Vidimriq të Mitrovicës.

Ai tha se këto të dhëna do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së.

“Gërmimet vlerësuese të filluara sot në lokacionin në fshatin Vidimriq, Mitrovicë,  kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e 3 individëve /personave, viktima të luftës, që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Sigurisht këto të dhëna do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, tha ai.

Sipas tij, lokacioni në Vidimriq është  një nga rastet e trajtuara pas një pune intensive në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm të të gjitha të dhënave, pra analizimit të tyre nga ana e institucioneve kompetente të lartcekura në bashkëpunim me ekspertët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe EULEX-it.

Ai bëri të ditur se gërmimet kanë vazhduar sipas planifikimeve paraprake dhe në bashkërendim të aktiviteteve ndërinstitucionale, mes KQPZH-së, IML-së dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme