20:48 / 12.07.2023
Wright-Phillips thotë se është e pabesueshme ardhja e Messit në MLS
Uran Krasniqi / RTKLive
Bradley Wright-Phillips ka thënë se i është dukur e pabesueshme që Lionel Messit ka vendosur të luajë në Major League Soccer.
Pas transferimit në Inter Miami nga PSG, ylli argjentinas më 16 korrik pritet të shfaqet para tifozëve në stadiumin "DRV PNK".
Ish-futbollisti anglez mezi pret ta shikojë argjentinasin në MLS dhe sipas tij prania e argjentinasit pritet ta çojë futbollin amerikan në nivel tjetër.
“Reagimi im i parë ishte se nuk mund ta besoja. Është e vështirë ta imagjinosh këtë. Edhe tani nuk më duket reale. Është Messi!", ka thënë ai.
Argjentinasi para se të ishte në PSG pati bërë karrierë të gjatë në Spanjë te Barcelona, duke fituar çdo gjë që mund të fitohet nga një futbollist.























