Diaby largohet nga Leverkuseni, kërkohet nga skuadra e njohur angleze
BKT
Sport

Diaby largohet nga Leverkuseni, kërkohet nga skuadra e njohur angleze

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Aston Villa raportohet se tashmë ka dërguar ofertën në adresë të Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.

Skuadra angleze është duke punuar në ndërtimin e një skuadre cilësorë për edicionin e ri të garave.

Diaby, sipas medieve britanike, është synim i Aston Villa-s. Bayer Leverksuen është i përgatitur që gjatë kësaj verë, ta shesë lojtarin, dhe siç raportohet, Villa mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës për Diaby.

Diaby tek Leverkuseni është që nga viti 2019. Ai ka luajtur 172 ndeshje, ka shënuar 49 gola dhe ka bërë 48 asistime për gjermanët e Leverkusenit.