Katër të arrestuar në aksionin e Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj
BKT
Lajme

Katër të arrestuar në aksionin e Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton se sot ka realizuar një aksion me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona.

Prokuroria informon se të dyshuarit janë arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj “për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse”.


MË SHUME NGA Lajme