Al-Ittihad ofron 40 milionë euro për Fabinhon
F.Bytyqi/RTKLive
Skuadra arabe ka përgatitur një ofertë të lartë prej 40 milionë eurove për mesfushorin Fabinho.
Klubet nga Arabia Saudite janë përforcuar me disa yje, e prurja më e fundit mund të jetë braziliani i të “Kuqve”.
Sipas mediumit më të besueshëm anglez “The Athletic”, Al-Ittihad ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurove drejt klubit anglez për shërbimet e 29-vjeçarit.
Liverpool do të ishte e hapur për shitjen e Fabinhos pasi nënshkruan javë më parë me Szoboszlai dhe MacAllister, por fjalën e fundit do ta ketë vetë lojtari.
Në rast që pranon, atëherë Fabinho do të jetë në të njëjtin ekip me Karim Benzeman dhe N’Golo Kanten.
Fabinho nuk është futbollisti i vetëm që mund të largohet nga Liverpooli pasi edhe kapiteni Jordan Henderson është afër t’i bashkohet skuadrës arabe Al-Ettifaq, aty ku trajner është legjenda Steven Gerrard.























