KDI: Të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike
BKT
Lajme

KDI: Të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike

V.TH / RTKLive

Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar për seancën e sotme e Kuvendit të Kosovës që u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës.

Përmes një komunikate për media KDI, ka thënë se një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtjesore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike. Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë aktorët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë.

KDI bënë thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të distancohen nga kjo klimë dhune që prodhoi skena të papranueshme brenda Kuvendit.

 “Dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

KDI po ashtu, kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj akterve të përfshirë në dhunë. 


MË SHUME NGA Lajme