Prokuroria mbështetet për rastet e korrupsionit
BKT
Lajme

Prokuroria mbështetet për rastet e korrupsionit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim pune përfaqësues të Institutit të Bazelit për Qeverisje, kryesuar nga Eric Stonecipher, ekspert nga Qendra Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Pasurive të Institutit të Qeverisjes së Bazelit.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për format e bashkëpunimit në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit me Institutin për Qeverisjes së Bazelit, i cili do të mbështesë prokurorët në Kosovë, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet këtyre institucioneve, për bashkëpunim lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kudër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

Në takim ishin të pranishëm edhe  Stephen Radcliffe, nga Instituti i Baselit  dhe Albert Avdiu, nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, e cila është duke i ofruar në vazhdimësi mbështetje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përmes Projektit SAEK III, i cili mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.


MË SHUME NGA Lajme