Mane jashtë planeve të Bayernit, senegalezi drejt Arabisë Saudite
BKT
Sport

Mane jashtë planeve të Bayernit, senegalezi drejt Arabisë Saudite

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi Sadio Mane raportohet se pas vetëm një viti mund t’i thotë lamtumirë Bayern Munich.

Sipas “Kicker” klubi ‘bavareze’ e ka njoftuar lojtarin se nuk është i paprekshëm në skuadrën kampionë të Gjermanisë.

Mane verën e kaluar iu bashkua Bayern Munich nga Liverpool. Sulmuesi senegalez në sezonin e tij të parë në fanellën e skuadrës gjermane, nuk ka kaluar periudhe të mirë dhe duket se brenda pak ditësh do të ndodh ‘divorci’ mes tyre.

Edhe Mane sikurse disa nga yjet e futbollit evropiane, mësohet se mund të transferohet në Arabinë Saudite.

“Mane është jashtë planeve të Bayern Munich. Transferimi i mundshëm i ish-lojtarit të Liverpoolit në Arabi”, shkruan “Kicker”.