LDK thotë se instaluesit e dhunës në Kuvend nuk kanë të drejtë moralizuese
BKT
Lajme

LDK thotë se instaluesit e dhunës në Kuvend nuk kanë të drejtë moralizuese

E. Hoti / RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përleshjes së sotme në Kuvendin e Kosovës. Ky subjekt politik ka vlerësuar se pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës.

“Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë - as në të shkuarën - as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

 LDK është shprehur se instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot.

“Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot. Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj”, thuhet në njoftim.

 LDK thotë se do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetërore  në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashtë saj.


MË SHUME NGA Lajme