14:08 / 13.07.2023
Dardanet sot përballen me Lihtenshtajnin
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot luajnë ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin.
Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Përfaqësuesja është mbledhur të hënën për t’u përgatitur për dy ndeshjet me Lihtenshtajnin.
Kosova është në seri prej pesë fitoreve në ndeshje miqësore. Ndeshja e dytë është më 16 korrik po në Hajvali.
“Dardanet” në shtator fillon me ndeshje në Ligën e Kombeve.























