Gjilani barazon në Luksemburg
BKT
Sport

Gjilani barazon në Luksemburg

Uran Krasniqi / RTKLive

Gjithçka do të sqarohet në ndeshjen e dytë sa i takon përballjes mes FC Progres Niederkornit dhe Gjilanit në rrethin e parë të kualifikimeve në Conference League.

Kjo pasi ndeshja e parë e luajtur në Luksemburg është mbyllur me rezultat të barabartë. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 2-2. 
Ka qenë minuta e njëmbëdhjetë kur De Almeida ka gjetur avantazhin për luksemburgasit.

Pavarësisht përpjekjes rezultati për pjesën tjetër të kohës ka mbetur i pandryshueshëm. 
Në pjesën e dytë ka radhur goli i barazimit për skuadrën kosovare. Ka qenë minuta e dyzet e tetë kur Ramadani ka barazuar. 
Gëzimi i gjilanasve nuk ka zgjatur shumë pasi vendasit prapë kanë kaluar në epërsi. Kjo me golin e Natamit në minutën e gjashtëdhjetë e dytë. 
Barazimi i kosovarëve ka ardhur pas vetëm katër minutave, kur Ramadani është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në Kosovë. 

Gjilani në disavantazh pas pjesës së parë

Nuk ka filluar mirë për Gjilanin ndeshja e parë në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League kundër FC Progres Niederkorn.

Ka qenë minuta e njëmbëdhjetë kur De Almeida ka gjetur avantazhin për luksemburgasit.

Pavarësisht përpjekjes rezultati për pjesën tjetër të kohës ka mbetur i pandryshueshëm. 

Megjithatë deri në përfundim të ndeshjes është edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë. 

 FC Progres Niederkorn - Gjilani, formacionet zyrtare

FC Progres Niederkorn dhe Gjilani ndeshen sonte në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League. Tashmë janë postuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.