19:52 / 13.07.2023
Szunyog dënon dhunën që ndodhi në Kuvendin e Kosovës
F.Sertolli / RTKlive
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, e ka dënuar dhunën që ndodhi sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.
Szunyog, përmes një postimi në Twitter, i ka quajtur zhgënjyese skenat në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në kuvend nuk ka vend për sulme fizike, porse siç shkruan ai, duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.
“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Parlament. Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”, ka shkruar Szunyogu në Twitter.























