Përplasja në Kuvend, Lushtaku: Do t’i përgjigjem ftesës së Prokurorisë
BKT
Lajme

Përplasja në Kuvend, Lushtaku: Do t’i përgjigjem ftesës së Prokurorisë

N.M. /RTKlive

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u deklaruar rreth ngjarjes së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në një postim në Facebook, ka njoftuar se kësaj ftese, nga Prokuroria Themelore, do t’i përgjigjet sapo të përfundojë seanca në Kuvend.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundoj seanca në Kuvendin e Kosovës.”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Njëherësh, Prokuroria Themelore në Prishtinë, nëpërmjet një njoftimi bënë të ditur se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme