Lampard kishte menduar ta transferonte Ricen te Chelsea
BKT
Sport

Lampard kishte menduar ta transferonte Ricen te Chelsea

Uran Krasniqi / RTKLive

Ish-trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka treguar se donte të nënshkruante me Declan Rice, duke besuar se mesfushori mund të ishte kapiteni afatgjatë i skuadrës. 

Pas shkarkimit të Graham Potter skuadrën e mori ta drejtojë Lampard, por vetëm përkohësisht, pasiqë tash trajner te Chelsea është Mauricio Pochettino.  

“Kur hyra, shumë shpejt vura re se duhej të mendoja se si do të duket e ardhmja dhe kjo ishte një situatë e vështirë. Doja të sillja Declan Rice. Nuk ndodhi", ka thënë ai. 

Rice, aktualisht pjesë e West Ham United, kohëve të fundit është lidhur me një kalim te Arsenal.