Koci: Dhuna në Kuvend, për keqardhje
BKT
Lajme

Koci: Dhuna në Kuvend, për keqardhje

F.Sertolli / RTKlive

Përplasjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë qenë temë debati në emisioni “RTKPrime”.

Duke i komentuar këto përplasje në Kuvend, politologu Milazim Koci tha se kjo është një ditë e keqe për Kosovën.

“Është një ditë që secili ndjen keqardhje për ato që ndodhi, pavarësisht asaj se kush e nisi e kush e mbarojë, kjo është e dorës dytë”, tha Koci.

Sipas tij, në Kosovë tashmë ka qarje të madhe në dy kampe politike, që siç tha ai, pos politikanëve, deputetëve liderëve të partive asaj i janë bashkuar edhe analistë të ndryshëm.

 “Ne kemi një kamp të ndarë 50 me 50 ku përdorët edhe fjalori i urrejtjes ndërmjet vete. Dhe kjo normalisht që sjell në këtë situatë të cilën sot e pamë në Kuvend, e që është për keqardhje dhe për ta dënuar”, tha Koci.

Dugolli thotë se skenave të tilla n ë Kuvend i  është gëzuar vetëm Vuçiqi

Edhe Bujar Dugolli duke i komentuar përplasjet e sotme në kuvend, tha se kësaj pamje në Kuvend vetëm dikush i është gëzuar, dhe ai sipas Dugollit, është Vuçiqi.

“Është Vuçiqi dhe vet Serbia për faktin se ata e iniciuan këtë çështje me këto përgjime të fshehta dhe i shpërndanë ato dhe me këtë e kanë ndezur ‘fitilin’, duke bërë që të bien pre e kësaj edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së kampeve”, tha Dugolli në RTKPrime.

Tutje tha ai se gjera të tilla nuk do të duhej të ndodhin në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është siç tha ai gjëja më ë shëmtuar në Kuvend, prej kur ekziston kuvendi i Kosovës nga viti 2001.

“Kjo është skena e parë e rrahjes me grushte prandaj po them që është skena e parë e tiullë. Më herët kemi pasur hedhje të vezëve, të ujit dhe mandej të gazit lotsjellës por skena me goditje e me grushte,  është hera e parë”, ka thënë Dugolli, duke shtuar se të gjithë ata persona të implikuar në këtë do të duhej të ndëshkoheshin nga votuesit qoftë të pozitës apo pozitës.

Spahiu: Kosova po shkon duke i ngjarë Shqipërisë me këso skenash

Në anën tjetër, politologu Nexhmedin Spahiu duke i komentuar skenat e sotme në Kuvend tha se nuk janë aq të këndshme porse siç tha ai nuk janë edhe aq tragjike.

“Nuk është hera e parë që ndodhin këso skena ta zëmë në Kuvende të botës porse në Kosovë nuk tregon kulmor porse një gjë e tillë kanë ndodhur nëpër kuvende të botës, prandaj nuk do të duhej të merret aq tragjike”, tha Spahiu.

Tutje Spahiu tha se me këto sjellje në Kuvend, Kosova po vazhdon t’i ngjajë Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme