Policisë së Kosovës i shtohen edhe 417 policë të rinj
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Policisë së Kosovës i shtohen edhe 417 policë të rinj

A.B/RTKlive

(E plotësuar, ora 10:50) Po mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58 të Policisë së Kosovës.

Policia është mburoja e shtetit, tha presidentja në fjalën e saj.

Presidentja Osmani, theksoi se është domosdoshmëri që Republika e Kosovës të bëhet anëtare në Interpol dhe Europol. Sipas Kosova, si anëtare e Interpolit dhe Europolit do ta përmirësojë efektivitetin.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, tha se detyra e secilit polic kërkon përkushtim. Ai shtoi se policët e rinj i pret një rrugë e gjatë dhe me sfida.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se duhet të jemi krenar për Policinë e Kosovës, e cila po zbaton ligjin në tërë territorin e Kosovës.

 

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

 

Sot diplomon gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës

Sot në ora 10:00, në Sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës, raporton RTKlive.

“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme