Kurti vizitoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
BKT
Lajme

Kurti vizitoi punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

N.M. /RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kurti, në një postim në Facebook, derisa ka falënderuar punëtorët e inxhinierët që po merren me përfundimin e kësaj rruge, ka thënë se punimet po vazhdojnë me një intensitet të lartë.

“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë - Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës. I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 “Qeveria për Komunat”

 


MË SHUME NGA Lajme