09:07 / 14.07.2023
Barça e gatshme ta rikthejë Thiagon
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona raportohet se është e gatshme të rikthejë mesfushorin e Liverpoolit, Thiago Alcantara, gjatë kësaj verë.
Veterani, i cili ka luajtur edhe për Bayern Munich gjatë karrierës se tij, tashmë nuk është zgjedhja e parë e trajnerit të “The Reds” Jurgen Klopp.
Megjithëse Thiago është një lojtar që Liverpooli preferonte të mbante në skuadër, por, sipas “SPORT”, lojtari do të shitej nëse vjen një ofertë joshëse.
Barcelona është e interesuar për Thiago-n, pasi trajneri Xavi dëshiron një mesfushor shtesë.
Objektivi kryesor i ‘Blaugranave’ Bernardo Silva i Man Cityt, konsiderohet shumë i shtrenjtë për katalonasit, kurse, Thiago është një opsion më i arsyeshëm financiarisht.























