22:17 / 14.07.2023
Qeveria miraton dy vendime
F.Sertolli / RTKlive
Qeveria e Kosovës në orët e vona ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.
Sipas njoftimit për media nga Qeveria, është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).
E po ashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).























